Telegrafi

Momenti kur 37-vjeçari ekzekuton të atin biznesmen, në mes të ditës – në Mersin të Turqisë (Video)

Janë publikuar pamjet e një krimi të rëndë brenda familjes në Turqi.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shfaqet një 37-vjeçar duke vrapuar drejt të atit biznesmen, të cilin e qëllon për vdekje dhe më pas largohet me shpejtësi.

Sipas “Hurriyet”, 37-vjeçari Erhan Alaca qëlloi me pistoletë të atin Mahmut Alaca, në Mersin të Turqisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites së të martës, ndërsa shkaqet e krimit të rëndë mbetet të panjohura.

Biznesmeni Alaca kishte dalë nga shtëpia dhe ishte duke hipur në makinë kur është qëlluar nga i biri i cili po e priste jashtë rezidencës.

Alaca ra përtokë i gjakosur, ndërsa i biri u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Një grua, mes dëshmitarëve okularë, pa të gjithë ngjarjen e tmerruar.

Ekipet mjekësore që mbërritën menjëherë në vendngjarje konstatuan se biznesmeni kishte ndërruar jetë.

Disa orë pas krimit, 37-vjeçari u kap sëbashku me armën që kishte kryer vrasjen./tvklan.al/