Telegrafi

Momenti komik kur Suarez ‘e nxjerr nga takti’ Neymarin, për pak sa nuk eskalon situatën (Video)

Një ngjarje komike ka ndodhur në stërvitjet e Barcelonës.

Sulmuesit e Barcelonës, Neymar dhe Luis Suares kanë qenë protagonistë të një ngjarje komike gjatë stërvitjeve me klubin.

Megjithatë, kjo ngjarje përveç komikes mori edhe disa doza nervozizmi.

Kjo pasi, në një moment kur sulmuesi brazilian ishte duke pushuar me këmbën mbi top, Suarez ia godit topin dhe për pak sa nuk e rrëzon.

Pas kësaj, Neymar shihet i nervozuar fillimisht, por më pastaj gjithçka i kthehet normalitetit dhe ilaritetit. /Telegrafi/