Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, iu është përgjigjur pyetjeve për një fund të mundshëm të ciklit fitues të klubit “merengues”.
Barcelona e mposhti në finale të Superkupës së Spanjës me rezultat 3-1 për të marr trofeun në shtëpi.
“Barcelona i dha fund ciklit tonë? Reali është një ekip i ri, megjithëse të gjithë flasin për emra si Modric, Kroos apo Benzema, por ne kemi shumë të rinj dhe shumë prej tyre kanë ardhur këtë vit”.
“Mendoj se jemi në fillimin e një cikli. Është një moment tranzicioni nga një epokë fantastike në tjetrën. Ka lojtarë që do të marrin komandën e kësaj skuadre, Kroos, Modric apo Benzema”.
“Nuk është aq e vështirë, duhet të jesh sa më objektiv dhe t’i bësh gjërat në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Në futboll gjëja më e lehtë e mundshme është të mbrohesh mirë”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/