Telegrafi

Momenti i kacafytjes mes basketbollistit të Warriors dhe Wizards (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Pos rezultateve të papritura, mbrëmjen e ka përshkuar edhe një incident në parket.

Lexo po ashtu Highlight's e shtatë ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Në takimin mes Golden State Warriors dhe Washington Wizards, Draymond Green dhe Bradley Beal kanë qenë protagonistë të një kacafytje.

Sipas mediave amerikane, e gjithë kjo erdhi pasi që Green i Warriors filloi të tallet pas ‘bananes’ që i bëri Bealet gjatë një aksioni të Wizards.

Për fat të mirë ndërhynë gjyqtarët dhe zyrtarët e të dyja klubeve, të cilët evituan më të keqën.

Zyrtarët e Komisioni Disiplinor të NBA-s kanë paralajmëruar dënime të rrepta ndaj dy basketbollistëve.

Ndryshe, Golden State triumfoi në saje të një epërsie prej tre pikëve, 120 -117. /Telegrafi/