Telegrafi

Momenti jo shumë i këndshëm kur një australian “ndeshet” me kangurin – por kush e fitoi betejën?

Në disa pamje të publikuara shihet se si një kangur ndjek një burrë të tmerruar të cilin e rrëzoi në tokë, përderisa të dy fillojnë ta godasin njëri-tjetrin, në një përballje ku të dy “luftëtarët” duken si mos më keq.

Pamjet nga qyteti Ballina i New South Wales të Australisë, e shfaqin burrin duke ikur nga kanguri i inatosur, para se të pengohej dhe të rrëzohej në tokë.

Kanguri i “pamëshirshëm” pastaj e shkelmon burrin e rrëzuar, i cili pastaj ngritet në këmbë i cili e kap disi një shkop të cilin e lëvizë gjatë gjithë kohës në përpjekje për t’u vetëmbrojtur.

Kanguri i shmanget goditjes së parë, dhe pastaj të dy fillojnë përplasjen në mes vete duke shkëmbyer edhe “grushte”, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, viktima përfundon mbi sulmuesin, të cilin më pastaj arrin që ta nënshtrojë dhe të largohet nga ai.

Sidoqoftë, nuk u bë me dije nëse burri i sulmuar u lëndua nga kanguri.

Zakonisht kangurët nuk janë agresivë, por shumica e rasteve të sulmeve që vijnë prej tyre, ndodhin kur kangurët ndihen të rrezikuar dhe kërcënuar. /Telegrafi/