Bayern Munich shtoi trofeun e Superkupës së Gjermanisë 2021 në koleksionin e tyre të madh të trofeve të martën në mbrëmje, pasi mposhten në finale rivalët e Borussia Dortmundit.
Kampionët e Bundesligës mposhtën rivalët e hidhur të Dortmundit me rezultat 3-1 në Signal Iduna Park, falë dy golave të Robert Lewandowski dhe një të Thomas Muller, ndërsa për verdhezinjtë shënoi Marco Reus.
Reus shënoi një gol të bukur dhe ajo ishte mënyra e vetme për ta mposhtur portierin në formë të Bayern Munich, Manuel Neuer.
Neuer bëri një pritje të jashtëzakonshme për të mohuar Reus nga distanca e afërt në pjesën e parë dhe ishte një komandues i ekipit midis shtyllave gjatë gjithë ndeshjes.
Dhe në fund të pjesës së dytë, 35-vjeçari madje arriti të mundë yllin e Dortmundit, Erling Haaland në një duel ajror pasi doli nga vija e portës së tij.
Neuer fillimisht largoi keq një top dhe nga ai top i kthyer ai u desh të luftonte në ajër me Haalandin, të cilin e mposhti për herë të dytë në pak sekonda.
Ky ishte njëri nga momentet interesante të Klasikes Gjermane dhe loja e Neuer po vlerësohet lartë nga të gjithë. /Telegrafi/
Haaland with a Zlatan like challenge pic.twitter.com/rFyHjUI1MW
— Daniel L (@DJLuciano2151) August 17, 2021