Telegrafi

Momenti i mahnitshëm kur i shurdhëri dëgjon pas një dekade (Video)

 Burrit nga Kanada, i është vënë një impiant koklear, që e bllokon dëgjimin natyral të trupit, por e mundëson dëgjimin përmes mikrofonave dhe marrësve digjital.

Regjistrimi i publikuar, e tregon atë në momentin që dëgjon për herë të parë, përmes pajisjes së vendosur në vesh.

Ai buzëqesh dhe bën mimika nga habia, kur dëgjon të “luhet piano”, transmeton Telegrafi.

Më pas, atij i mbushen sytë me lot, kur fillon të dëgjojë zërin e saj dhe të mjekes që e ka afër.

/Telegrafi/