Site icon Telegrafi

Momenti historik po afrohet, thotë Haxhiu

Me 5 mars në ‘Adem Jashari’ nis një epoke e re për futbollin tonë. Kosova zyrtarisht me 5 mars do të luajë ndeshjen e parë ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-së.

Haxhiu i njohur me nofkën ‘Kamishi’ përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se momenti historik po afrohet. Ai thotë se përfundoj epoka e izolimit të futbollit tonë. Haxhiu beson se përzgjedhësi Albert Bunjaku do të krijojë një përfaqësueses që do t’i bënë krenar gjithë shqiptarët.

“Përfundoj epoka e izolimit të futbollit të Kosovës. Momenti historik po afron, me 5 Mars 2014, në ora 15:00, në Stadiumi Olimpik Adem Jashari në Mitrovicë, luajnë KOSOVA – HAITI. Kjo është ndeshja e parë miqësore – zyrtare në kalendarin e FIFA-ës e reprezentacionit të Kosovës në futboll. Apeloj në mbështetje të fuqishme të reprezentacionit të Kosovës, mbështetja për reprezentacionin e Kosovës është mbështetje jo vetëm për futbollin e Kosovës por edhe për shtetin e Kosovës. Pres nga selektori Albert Bunjaku që ta komponoi ekipin më lojtarët me të mirë që ka Kosova, me futbollistë që do të na bëjnë të ndihemi krenar me ta. Prandaj , të gjithë ata futbollist të dëshmuar në futbollin botërorë që e konsiderojnë Kosovën vend të tyre, duhet të jenë në dispozicion të selektorit Albert Bunjaku dhe të reprezentacionit te Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Ai ka shtuar se “5 marsi ditë historike do të shënohet në futbollin Kosovës në stadiumin ‘Adem Jashari’, le të jetë ky edhe një motiv më shumë për futbollistët tanë që të na përfaqësojnë denjësisht”. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version