Ky është momenti qesharak kur një baba i dy fëmijëve përplaset me shkurre pasi kishte tentuar të hipte në majë të një koshi plehrash.
Matt Gentle, 40 vjeç, u përpoq të ndryshonte bateritë në dy kamera sigurie jashtë shtëpisë së tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, ajo që duhet të ishte një detyrë e thjeshtë e bëri atë të përplasej me shkurre.
Pamjet tregojnë Matt, nga Croydon në jug të Londrës, duke tërhequr një kosh me rrota nga fundi i makinës së tij dhe duke e vendosur pranë një shkurre.
Dhe pas tentimit për të hipur mbi të, bie mbi shkurre.
Matt tha se gruaja dhe fëmijët e tij janë “duke shijuar pamjet” dhe shtoi: “Ishte qesharake – u ngjita në koshin që nuk mund ta mbajë peshën time. /Telegrafi/