Ky është momenti i tmerrshëm kur një ndërtesë shtatëkatëshe në Kenia u shemb, duke detyruar vendasit të largoheshin nga vendi i ngjarjes duke bërtitur.
Pamjet tronditëse kapën incidentin katastrofik që pa ndërtesën në Kahawa West, Nairobi, të rrënuar me një përplasje të fortë të dielën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërsa ndërtesa e madhe dukej se po shembet në lëvizje të ngadaltë, kalimtarët në panik mund të shiheshin duke u larguar nga vendi, ndërsa shtëllunga të dendura tymi ngriheshin në qiell.
Një mision kërkimi-shpëtimi tani është duke u zhvilluar pas shembjes pasi autoritetet kanë frikë se mund të ketë viktima të shumta – me një të regjistruar tashmë, sipas Guvernatorit të Nairobit, Sakaja Johnson.
Kryqi i Kuq i Kenias tha se disa familje ka të ngjarë të jenë të bllokuara brenda ndërtesës së shembur, sipas reporterëve lokalë.
Megjithatë, nuk dihet se sa ishin brenda në momentin e shembjes. /Telegrafi/