Një majmun i kopshtit zoologjik u shndërrua në King Kong kur u ngjit në një shtyllë, zuri një pulëbardhë dhe e goditi për vdekje, ndërkaq shikuesit mbetën të tmerruar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, turistja Bec Adamson dhe djali i saj, Dominik, ishin dëshmitarë të rrahjes brutale prej pesë minutash kur shkuan në kopshtin zoologjik Chester në Cheshire të Anglisë më 26 shkurt.
Në një video të regjistruar nga mamaja 32-vjeçare, majmuni me qime të zeza, që qëndron në shtyllë, rrëmben një pulëbardhë të madhe teksa kalon pranë.
Majmuni e mban zogun nga koka dhe e përplas në mënyrë të përsëritur drejt shtyllës.
Ky momenti i kujtoi asaj skenën ikonike të filmit King Kong, ku gorilla gjigante hip në Empire State Building në qytetin e New York-ut dhe kap aeroplanët nga qielli për t’i shkatërruar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qz_eLOcFocA&ab_channel=ToThePoint