Telegrafi

Momenti i frikshëm kur një merimangë gjigante lëvizë nëpër pemët në supermarket (Video)

Në një supermarket në Joenkoeping të Suedisë, klientët janë frikësuar nga një merimangë gjigante, që është gjendur në mesin e pemëve.

Insekti me madhësi sa dora e njeriut, që besohet të jetë tarentulë, ka ardhur së bashku me kutinë e frutave.

Mirëmbajtësit e lokalit, kanë shfrytëzuar dy rrjeta me shkop dhe e kanë kapur merimangën, transmeton Telegrafi.

Pastaj, me mjaftë vështirësi, e kanë futur insektin në një kuti plastike dhe e kanë mbyllur.

“Pashë shumë njerëz që ishin mbledhur tek ai sektor, dhe kur u afrova e pashë merimangën monstruoze”, ka shkruar Martina Trofast, poshtë videos së postuar në Facebook. /Telegrafi/