Site icon Telegrafi

Momenti i frikshëm kur aeroplani i mbushur me pasagjerë “rrëshqet me bishtin e tij” qindra metra përgjatë pistës në Milano të Italisë

Ky është momenti kur një aeroplan Boeing 777 i mbushur me pasagjerë “rrëshqiti me bisht” qindra metra përgjatë një piste italiane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani, pjesë e flotës së linjës ajrore kiliane Latam, u pa duke “tërhequr zvarrë bishtin e tij” përgjatë pistës së aeroportit Milan Malpensa, në Italinë veriore, të martën.

Dhe pamjet tregojnë aeroplanin, i cili mund të transportojë më shumë se 500 pasagjerë në të njëjtën kohë, nuk ishte në gjendje për t’u ngritur pasi tymi dhe mbeturinat fluturojnë pas tij gjatë ngritjes së dështuar.

Mediat raportojnë se pasagjerët panë gjithashtu shkëndija që dilnin nga aeroplani, i cili do të fluturonte për në Sao Paulo në Brazil, ndërsa “u tërhoq zvarrë” nëpër pistë.

Piloti ishte dikush që mundi ta largonte aeroplanin nga toka, por iu kërkua ta ulte atë për një inspektim të menjëhershëm.

Të dhënat nga FlightRadar tregojnë se aeroplani, i cili fluturoi me kodin LA8073, u rrotullua rreth aeroportit nëntë herë përpara se të ulej përsëri.

Aeroplani aktualisht është ulur në Milano Malpensa, raportojnë mediat lokale.

Autoritetet italiane janë ende duke hetuar incidentin dhe janë në komunikim me ‘autoritetet hetuese të Brazilit dhe SHBA-ve”.

Ndryshe, Boeing është vënë në qendër të vëmendjes për një varg dështimesh serioze. /Telegrafi/

Exit mobile version