Liderët e rangut të lartë si duket “mbrohen mirë” nga anëtarët e sigurimit dhe më së miri e dëshmon një video e presidentit turk Recep Tayyip Erdgoan që po bën xhiron në rrjetet sociale.
Presidenti turk ishte duke mbajtur një fjalim në parlament dhe në atë moment i ra një grerëz në shpinë, transmeton Telegrafi.
Një nga rojet e sigurisë është afruar menjëherë, ia hoqi grerëzën nga shpina dhe më pas e shtypi me këmbë kur insekti ra në dysheme.
? Security guard saved #Erdogan from wasp sting. The wasp was brutally killed by the guard’s boot. pic.twitter.com/w4r8qIkIwF
— NEXTA (@nexta_tv) November 16, 2023
Kamerat kapën të gjithë momentin epik, derisa videoja u bë virale në internet.
Erdogan qëndronte pa lëvizur kur po jepte fjalimin e tij dhe me sa duket nuk e kishte vërejtur fare se çfarë po ndodhte mbrapa. /Telegrafi/