Një djalë i ri kishte vendosur ta befasojë nënën e tij të cilën nuk e kishte parë për dy vite, duke iu shfaqur papritmas në shtëpi.
Ky moment prekës është filmuar nga anëtarët e familjes, ku shihet ky djalë i ri duke u futur në shtëpinë e tij në Skoci, ndërsa lidhur me rikthimin e tij nëna nuk ishte në dijeni, transmeton Telegrafi.
Në video shihen se si prindërit e tij nuk mund të ndalin lotët, e në veçanti nëna e tij e cila në një moment shokohet kur e sheh të birin.
Ajo aq shumë gëzohet sa që në një moment bërtet dhe duke e hutuar, pasi nuk ishte në dijeni që ai po rikthehet në shtëpi pas dy viteve.
Ajo menjëherë iu drejtuar familjarëve, duke i akuzuar që ia kishin mbajtur të fshehtë lajmin që i biri i saj po kthehej në shtëpi. /Telegrafi/