Telegrafi

Momenti emocionues kur portieri i Liverpoolit, Alisson Becker feston në lidhje direkte me vajzën dhe gruan e tij shtatzëë

Ka përfunduar në rezultat 2-0, ndeshja finale e Ligës së kampionëve e zhvilluar mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid, ka rrëmbyer vëmendjen e miliona shikuesve në mbarë botën.

Pas fitores, ekipi dhe në veçanti tifozët e Liverpoolit kanë zhvilluar festë gjigante në nder të fitores së ekipit anglez.

Ekipi i Liverpoolit pas fitores në Ligën e Kampionëve 2019 (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Një ndër personat që gjithashtu festuan ishteedhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili luan për këtë ekip.

Lexo po ashtu Krijuesi i faqes së filmave për të rritur i bën propozim për martesë të dashurës bukuroshe që hyri në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve

Ndërkohë, një moment shumë emocionues duket të ketë qenë ai për portierin, Alisson Becker, i cili fitoren e ka shijuar larg familjarëve të tij.

Alisson Becker (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Bashkëshortja e tij, Natalia Loewe, nuk ka mundur të udhëtojë për në Madrid për shkak të shtatzënisë, teksa ka qëndruar në shtëpi bashkë me vajzën e tyre të vogël.

Alisson Becker pasi ka marrë medaljen e fitores, ka marrë teleofnin duke shfaqur lidhjen e tij direkte me dy më të shtrenjtat e tij.

Momenti emocionues kur Alisson Becker feston me lidhjen direkte me bashkëshorten dhe vajzën e tij (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Të njëjtën fotografi, Natalia e ka ndarë me ndjekësti e saj në rrjetin social Instagram, duke ia uruar fitoren burrit të saj, teksa kanë emocionuar në masë të madhe ndjekësit e tyre. /Telegrafi/