Ka përfunduar në rezultat 2-0, ndeshja finale e Ligës së kampionëve e zhvilluar mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid, ka rrëmbyer vëmendjen e miliona shikuesve në mbarë botën.
Pas fitores, ekipi dhe në veçanti tifozët e Liverpoolit kanë zhvilluar festë gjigante në nder të fitores së ekipit anglez.
Një ndër personat që gjithashtu festuan ishteedhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili luan për këtë ekip.
Ndërkohë, një moment shumë emocionues duket të ketë qenë ai për portierin, Alisson Becker, i cili fitoren e ka shijuar larg familjarëve të tij.
Bashkëshortja e tij, Natalia Loewe, nuk ka mundur të udhëtojë për në Madrid për shkak të shtatzënisë, teksa ka qëndruar në shtëpi bashkë me vajzën e tyre të vogël.
Alisson Becker pasi ka marrë medaljen e fitores, ka marrë teleofnin duke shfaqur lidhjen e tij direkte me dy më të shtrenjtat e tij.
Të njëjtën fotografi, Natalia e ka ndarë me ndjekësti e saj në rrjetin social Instagram, duke ia uruar fitoren burrit të saj, teksa kanë emocionuar në masë të madhe ndjekësit e tyre. /Telegrafi/