Telegrafi

Momenti emocionues kur majmuni i jep një puthje të fundit lamtumirës burrit i cili e ushqeu çdo ditë

Një video kapi momentin emocionues kur një majmun i dha mikut të tij njeri një puthje të fundit lamtumirës gjatë funeralit të tij.

Siç bëhet e ditur, burri që vdiq e kishte ushqyer majmunin çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Para vdekjes së tij, Peetambaram Rajan, 56-vjeçar, e ushqente majmunin gri me fruta dhe biskota çdo ditë në shtëpinë e tij në Batticaloa, Sri Lanka.

Babai i dy fëmijëve vdiq nga një sëmundje e papritur më 17 tetor, raportuan mediat lokale.

Por mikut të tij iu dha mundësia të thoshte lamtumirën derisa njerëzit sollën kafshën në funeral.

Në video, majmuni u pa derisa qëndronte në fillim të kufomës së 56-vjeçarit, derisa në një moment shihet derisa e puth atë. /Telegrafi/