Telegrafi

Momenti emocionues i fëmijës së shurdhër që për herë të parë dëgjon tingujt e fyellit (Video)

Një vogëlush dy vjet e gjysmë i quajtur Ezra Somnitz, ka qenë i shurdhër nga dita që ai ka lindur. Problemet me dëgjimin e tij janë të trashëgueshme, pasi babai dhe gjyshi i tij janë të shurdhër.

Por, pavarësisht se nuk ka qenë në gjendje të dëgjoj qartë fjalët, Ezra kënaqej në maksimum duke dëgjuar tingujt e lartë të instrumenteve muzikore, transmeton Telegrafi.

Problemet e Ezrës rreth dëgjimit janë të thella, pasi ai nuk është në gjendje në mënyrë të qartë t’i dëgjojë fjalët apo tingujt, por vetëm ata tinguj që janë të frekuencave të larta, siç janë aeroplanët reaktiv dhe muzika me zë të lartë.

Kjo u bë edhe më e dukshme, kur Ezra dëgjoi zërat për herë të parë. /Telegrafi/