Site icon Telegrafi

Momenti emocional kur i biri pas disa ditësh mëson se babai i tij i kishte mbijetuar uraganit (Video)

Ky është momenti emocional kur një njeri që kishte humbur gjithçka si pasojë e uraganit Harvey mësoi se babai i tij kishte mbijetuar stuhinë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet për Aaron Mitchell i cili dëshpërimisht ishet duke u përpjekur të bënte kontakt me babanë e tij, pasi stuhia vdekjeprurëse shkatërroi shtëpinë e tij në Aransas Pass, Teksas.

Mitchell i emocionuar ka bërë të ditur se nuk kishte qenë në gjendje të merrte një sinjal celulari për disa ditë kështu që ai nuk mund t’i linte prindërit e tij të dinë se ai ishte i sigurt.

“Nuk ka shërbime celulare që nga e enjtja, e premtja. Nuk e kam marrë askënd në telefon. Nëse mamaja dhe babai im po shikojnë, unë jam në rregull”, i tha ai gazetarit.

Pas intervistës emocionale, gazetari le Mitchell të përdorë një telefon satelitor për të thirrur babain e tij.

E videoja e tregon atë duke u shpërthyer në lot pasi dëgjoi zërin e babait të tij.

“Mirë, baba, unë do të hipi në autobus, Do të jem atje”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version