Site icon Telegrafi

Momenti emocional: Kroatët dhe argjentinasit iu përkulën Modricit, i cili i tha lamtumirë fitimit të Kupës së Botës

Legjenda e futbollit kroat dhe e Real Madridit, Luka Modric, i ka thënë lamtumirë sonte fitimit të një trofeu të mundshëm në kampionatin botëror dhe është përshëndetur me ovacione të mëdha.

Në pjesëmarrjen e tij të fundit në Kampionatin Botëror, e katërta gjithsej, Modric i dha lamtumirën me stil dhe arriti deri në gjysmëfinale.

Ai ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë për vendin e tretë të shtunën.

Por sonte, kroati i famshëm i ka dhënë lamtumirën e fundit trofeut eventual kampion bote me humbjen 3-0 ndaj Argjentinës.

Përzgjedhësi Zlatko Dalic e nxori në fund të lojës, që Modric të merrte një ovacion të merituar.

Dhe ajo erdhi me stil. Përkatësisht, i gjithë stadiumi është ngritur në këmbë dhe ka duartrokitur Modricin, e para tij janë përkulur edhe tifozët e Argjentinës.

Ish-fituesi i Topit të Artë është pritur nga argjentinasit me duartrokitje të mëdha.

Lojtarët kroatë, të cilët ishin në stol, u rreshtuan për të uruar Modric për gjithçka. Teksa largohej nga fusha, dukej qartë se ishte një moment shumë emocionues për të.

Modric fillimisht zyrtarizoi se Botërori do të jetë paraqitja e tij e fundit në karrierë për Kroacinë, por më pas tha se do të mendojë për gjithçka kur të përfundojë Botërori në Katar. Ai mund të marrë një vendim përfundimtar së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version