Telegrafi

Momenti i ëmbël kur këlyshi tigër loz me nënën në një kopsht zoologjik

Dy këlyshë tigri të porsalindur të adhurueshëm janë parë duke eksploruar dhe duke luajtur me nënën e tyre në një kopsht zoologjik britanik.

Videoja tregon një këlysh tigri siberian që ngjitet në shpinën e nënës së tij përpara se të kacavirret mbi kokën e saj.

Më pas, tigri i vogël përpiqet të kafshojë veshët e nënës duke i prishur gjumin e saj. Këlyshi pastaj kthehet dhe kërcen nga shpina e tigrit të madh, transmeton Telegrafi.

Familja e bukur jeton në kopshtin zoologjik Banham në Norwich.

Videoja e mëposhtme tregon më pas dy këlyshët e vegjël që rrinë afër nënës tigër. /Telegrafi/