Site icon Telegrafi

Momenti i ekzekutimit të terroristit të Londrës! (Foto,+16)

Imazhet e momentit të eliminimit të terroristit që tronditi Londrën ditën e mërkurë, janë bërë publike.

Khaid Masood, i cili mbeti i vdekur për shkak të plagëve të marra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë jashtë parlamentit britanik, dyshohet ishte radikalizuar në Arabinë Saudite.

Masood ishte i lindur në Britaninë e Madhe dhe kishte shërbyer si mësues anglishteje për katër vite në Lindjen e Mesme, përcjell Tema, përpara se të kthehej sërish në Britani.

52-vjeçari ishte hetuar edhe më parë nga MI5 dhe kishte një dënim të mëparshëm, pasi kishte sulmuar një person me thikë.

Në sulmin e ditës së mërkurë, ai vrau Aysha Frade, nënë e dy fëmijëve, oficerin e policisë metropolitane Keith Palmer, një turist amerikan Kurt Cochran, si edhe një 75-vjeçar, i cili vdiq më vonë në spital për shkak të plagëve.

Exit mobile version