Në Queensland të Australisë, një veturë e njohur si karter nuk ka mundur të ndalojë dhe për pasojë ka dalë nga pista.
Tyrone Merwood ka qenë duke vozitur me 100 kilometra në orë, kur e ka vërejtur se nuk po i punojnë frenat, transmeton Telegrafi.
Me të shkuar te kthesa, ai ka bërë një manovër të zgjuar dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë, meqenëse nuk mund të ndalonte shpejtësinë.
Megjithëse është rrotulluar disa herë, ai e ka shmangur përplasjen me ndonjë veturë tjetër që ndodhej në pistë.
Përpos lëndimeve të lehta në qafë dhe shpinë, Merwood nuk ka ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FOLqHfwSL1A