Brazili do të luaj të mërkurën ndaj Perusë në kualifikueset për Kupën e Botës, por ardhja e liderëve të grupit të Amerikës së Jugut tërhoqi shumë vëmendje në qytetin Lima.
Qindra tifozë ishin mbledhur për të pritur ardhjen e lojtarëve brazilian, vetëm për të parë ata duke zbritur nga autobusi për të hyrë në hotel.
Sigurisht, interesimi më i madh ishte për të parë Neymarin, yllin më të madh të mysafirëve dhe një lojtarët më të mëdhenj në botë.
Megjithatë, një peruan nuk doli të jetë i kënaqur vetëm me ndjekjen nga afër të idhullit të tij, por ishte në gjendje të anashkalojë shumë anëtarë të sigurimit dhe të përqafoj Neymarin.
Por, me t’ju afruar sulmuesit brazilian, aty kanë ndërhyrë menjëherë rojet e sigurimit, të cilët kanë larguar tifozin duke mos lënë të ndodh asnjë ekses. /Telegrafi/