Telegrafi

Momenti dramatik kur piloti hidhet ndërsa aeroplani luftarak 100 milionë dollarësh ‘përplaset me hundë’ në një pistë në Teksas

Një pilot u detyrua të aktivizonte parashutën e tij dhe të dilte nga një aeroplan luftarak F-35B Lightning II gjatë një uljeje në një bazë ajrore detare në Teksas të enjten në mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ndodhi në bazën e përbashkët rezervë të Stacionit Ajror Detar në Fort Worth, teksa aeroplani 100 milionë dollarësh u rrëzua në pistë.

Gjendja e pilotit mbetet e panjohur.

Kjo thuhet se nuk ishte hera e parë që një F-35B – i cili ngrihet dhe ulet vertikalisht, pak a shumë si një helikopter – u rrëzua kohët e fundit.

Pamjet nga Fort Worth treguan F-35B duke zbritur vertikalisht nga qielli në pistë dhe duke “prekur butësisht poshtë”.

Aeroplani më pas u duk se “kërcente” dhe ecte përpara, para se të përfundonte me hundë fillimisht në tokë.

Prodhuesi i aeroplanit, kontraktori i municioneve Lockheed Martin, e pranoi aksidentin në një deklaratë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rrëzimin e F-35B në pistën e përbashkët në bazën e përbashkët rezervë të stacionit ajror detar në Fort Worth dhe kemi marrë vesh se piloti u hodh me sukses”, tha kompania.

“Siguria është prioriteti ynë dhe ne do të ndjekim protokollin e duhur të hetimit”. /Telegrafi/