Telegrafi

Momenti dramatik kur fëmija në karrocë rrotullohet në shkallët elektrike (Video)

Në një qendër tregtare në Kinë është filmuar momenti dramatik, kur fëmija është rrotulluar në shkallët lëvizëse, së bashku me karrocë.

Në videon e xhiruar nga kamerat e sigurisë, shihet gruaja që e shtynë mjetin lëvizës, derisa e humbë kontrollin dhe e lëshon nga duart.

Për pasojë, karroca rrotullohet dhe bie në fund të shkallëve, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes afrohen shumë njerëz, ndërsa nëna shihet duke e marrë fëmijën.

Nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, apo nëse ka pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/