Telegrafi

Momenti dramatik, dasmori qëllon gabimisht dhëndrin me pistoletë (Video)

Ajo që duhet të ishte dita më e lumtur për këtë çift është kthyer në një dramë të vërtetë, ku ndërsa kërcenin dhe festonin me të shtëna armësh një i ri qëllon gabimisht dhëndrin në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në Hissar të Indisë veriore, në afërsi të kryeqytetit indian New Delhi.

Në video duket dhëndri i cili shembet në tokë, dëgjohen ulërima dhe një person që qëllon me shuplakë në kokë autorin e ngjarjes së rëndë, i cili duket se ende se ka kuptuar se çfarë bëri.

Dasma mbyllet dhe i plagosuri dhe pse i dëmtuar rëndë, thuhet se ka shpresa të mbijetojë.

Sakaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen ku është marrë në pyetje i ati i dhëndrit.

Ky është rasti i dytë pas një tjetër incidenti në shkurt ku një dhëndër u qëllua me armë teksa ishte mbi kalë. Ai ndërroi jetë në spital.

Edhe pse e jashtëligjshme, qitjet me armë në dasma dhe ngjarje të tjera janë të zakonshme në të gjithë Azinë Jugore dhe rajone të tjera. /Shekulli/