Telegrafi

Momenti i dorëzimit të ushtarëve turq (Video)

Bllokimi i urave mbi Bosfor në Stamboll ishte ndër veprimet e para të ndërmarra nga organizatorët e grushtit të shtetit.

Një njësi prej 60 ushtarësh dhe disa tanke u vendosën në këtë pikë që lidh dy pjesët e Stambollit duke bllokuar krejtësisht qarkullimin.

Lexo po ashtu Turqi, shpëtohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, shkarkohen 29 kolonelë e 5 gjeneralë

Bllokimi zgjati përgjatë gjithë natës dhe me daljen e diellit dhe ndoshta marrjen e lajmit që grushti i shtetit dështoi, ushtarët e vendosur mbi ura u dorëzuan.

Momenti i dorëzimit të tyre u shfaq drejtpërdrejt në televizionet turke dhe ato ndërkombëtare.