Telegrafi

Momenti më i bukur në jetë, 12-vjeçarja mahnitet kur LeBron ulet pranë saj në ndeshjen e LA Lakers

(Foto: Screenshot/ESPN)

Një vajzë e re përjetoi befasinë e jetës kur kuptoi se LeBron James ishte ulur pranë saj në ndeshjen ndërmjet Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors.

Basketbollisti i lënduar udhëtoi drejt San Franciscos për ta shikuar ndeshjen, ndërsa u ul pranë 12-vjeçares Gaia dhe vëllait të saj, Liam.

Pamjet tregojnë momentin kur LeBron ulet në tribuna pranë vajzës, e cila fillimisht nuk e kupton se kush është.

Por, pasi e shikon edhe një herë, e merr vesh se është James dhe reagimi i saj është bërë hit në mediat sociale.

Lexo po ashtu Lakers rikthehet te fitoret pas tre humbjeve radhazi, vendimtar ardhjet e reja

Gazetarja e ESPN, Lisa Salters, ka shkuar drejt publikut dhe e ka intervistuar Gaian lidhur me përjetimet e saj për uljen pranë ‘Mbretit’. Gjatë gjithë kohës së intervistës, basketbollisti qëndronte aty pranë.

“I kërkova këto bileta më shumë se tre muaj më parë, sepse isha shumë e emocionuar. Në të vërtetë shpresoja që LeBron ta thyente rekordin në këtë lojë, ndërsa kur ai e theu atë, thashë me vete: ‘Urime’”.

“Kur ai përfundoi ulur këtu, unë nuk jam aq e gjatë sa ai, kështu që mund t’ia shihja vetëm këpucët. Pastaj, shikova lart, e pashë LeBron Jamesin, ndërsa çfarë më shkoi në mendje ishte: ‘O Zot, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në basketboll është ulur pranë meje”.

“U çmenda krejtësisht. Thashë me vete: ‘Oh Zot, ky është momenti më i mirë i jetës time”, ka rrëfyer Gaia. /Telegrafi/