Site icon Telegrafi

Momenti i arrestimit të krijueses së lojës vdekjeprurëse “Balena e Kaltër” (Foto/Video)

Një adoleshente e cila dyshohet se është ideatorja dhe krijuesja e lojës vetëvrasëse “Balena e kaltër”, është arrestuar nga policia ruse në Moskë.

Detektitë dhe policë të unfiromuar kanë arrestuar 17-vjeçaren, e cila akuzohet se është shkaktare për vdekjen e dhjetëra të rinjve duke i nxitur t’ia marrin vetës jetën, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja të cilës nuk i është zbuluar identiteti për shkaqe sigurie, kishte kërcënuar pjesëmarrësit e lojës me vdekje nëse nuk e luajnë deri në fund lojën e cila në disa nivele kërkonte nga ata t’i prenë duart me mjete të mprehta.

Lexo po ashtu Rusia në panik: Adoleshentët kryejnë vetëvrasje pas pjesëmarrjes në videolojën misterioze “Balena e Kaltër” (Foto, +18)

Gjithashtu është arrestuar edhe një 21-vjeçar afër Moskës, nën akuzën se kishte nxitur adoleshentës të kryejnë vetëvrasje.

“Kjo administratore e lojës i ngarkonte pjesëmarrësit e kësaj loje me detyra të ndryshme – shpesh i kërcënonte me jetë”, ka deklaruar kolonelja Irina Volk nga Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version