Viti 2017 ishte një nga vitet interesante në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Nga talentët e rinj e deri te finalja e paprecedentë, momentet më pikante nga top lojtarët dhe performancat secila më e jashtëzakonshme se tjetra – ky vit në NBA ishte me të vërtet fantastik.
Golden State Warriors
Golden State Warriors u shpallën kampionë të NBA në vitin 2017. Për herë të parë në histori, ekipet e njëjta u takuan në finale të NBA për të tretin vit rresht. Me Warriors që fituan titullin në vitin 2015 dhe pasi Clevelandi e fitoi për herë të parë trofeun pas 52 vitesh pritje, ishte radha për një përballje të tretë të nxehtë.
Transferimi i ish-MVP dhe katër herë top realizatorit, Kevin Durant, u dëshmua të jetë shumë arë e fortë për t’u thyer nga Cavs të cilët humbën pasi Durant realizoi gjuajtjen vendimtare mbi LeBron Jamesin dhe Warriors fituan në pesë ndeshje me Durantin i cili fitoi çmimin si MVP i finaleve.
https://www.youtube.com/watch?v=HfEEZDtktUk
Kyrie Irving te Boston Celtics
Kyrie Irving u transferua te Boston Celtics në atë që ishte saga më befasuese transferuese. Me tri paraqitje rresht në finale të NBA dhe pasi fitoi titullin në finalen e dytë me Clevelandin, Irving vendosi që talentin e tij ta zhvendosë drejt Bostonit. Edhe pse shumë njerëz e vunë në dyshim vendimin e tij, ky vendim i është shpaguar atij, pasi Celtics tashmë kanë rekordin më të mirë në konferencën lindore duke përfshirë edhe një seri prej 16 ndeshjeve rresht me fitore.
Në vitin 2018 në playoff do ta kuptojmë nëse Irving bëri lëvizjen e tij të qëlluar të karrierës ose jo.
Chris Paul kalon te Houston Rockets
Pas gjashtë viteve zhgënjyese te Los Angeles Clippers, Paul vendsoi të nënshkruante me Rockets dhe të krijojë një prej dysheve më të forta në histori të NBA me James Harden. Deri tash, ky kalim mund të thuhet se i është shpaguar basketbollitit, i cili do ta ketë rastin ta tregojë edhe më shumë veten në finalen e vitit 2018 në NBA nëse Rockets arrijnë të mposhtin Warriors.
Magic Johnson dhe LA Lakers nënshkruajnë me Lonzo Ball
Legjenda e NBA, Magic Johnson, u emërua në postin e presidentit të Los Angeles Lakers dhe lëvizja e tij e parë ishte nënshkrimi nga drafti me produktin e UCLA. Ai ka pasur një sezon me rënie dhe ngritje deri tani. Edhe pse Ball mund ta pasojë topin dhe të kapë topa në nivel të kënaqshëm për NBA, ai duhet të punojë në gjuajtjen e tij. Shumë njerëz besojnë se ai duhet që ta mbajë të qetë babain e tij, LaVar Ball, i cili ka qenë në kryetitujt e lajmeve sportive e jo sportive, përfshirë edhe një luftë fjalësh me Donald Trump.
Klay Thompson: 60 pikë, 29 minuta
Është vështirë që të mos përmendet edhe ndeshja prej 70 pikëve nga Devin Booker sepse paraqitja e Thompson ishte më impresivja e vitit të fundit. Thompson shënoi mbi dy pikë për minutë sa ka qenë në parket. Dhe, sikurse të gjitha gjërat tjera të mëdha, edhe kjo na la me pikëpyetje e dëshirë për më shumë, pasi Thompson pushoi në çerekun e katërt e vetëm Zoti e di se sa do t’i arrinte në fund të ndeshjes.
Dion Waiters
Nëse Dion Waiters nuk lëndohet në nyje, ai është lojtar i cili di të vendosë ndeshje të mëdha dhe të çojë skuadrën përpara. Këtë e dëshmoi kur Miamin e riktheu nga një skuadër inferiore drejt një rikthimi e seri spektakolare të fitoreve, ku ishte shumë afër të sigurohet playoffi.
Një nga momentet më të spikatura të tij ishte treshja në momentet vendimtare ndaj Golden States prej tetë metrave, duke fundosur atë që do të bëhej kampion në qershor.
Rikthimi i Durant në OKC
Rikthimi i Kevin Durant në OKC nuk ishte një prej ndeshjeve më argëtuese, por konflikti i tij me Westbrookut dhe atmosfera e zymtë u bart edhe në parket.
Kishte shumë tensione në të gjitha përballjet dhe madje edhe tifozët vendas që dikur e kishin idhull Durantin, e vërshëllyen e i kënduan kore ofenduese.
Lamtumira e Kobe Bryant
Me plot 60 pikë, Kobe Bryant u përshëndet nga basketbolli si një prej më të mirëve në histori – si një i gjallë i pavdekshëm i këtij sporti. Me pesë unaza të fituara dhe me qindra momente historike, legjenda e basketbollit dhe e LA Lakers i dha emocionalisht fund basketbolit.
Emocional ishte edhe momenti i pensionimit të dy fanellave muaj më vonë në ndeshjen ndaj Warriors që ekipi i tij i zemrës nuk e fitoi pas vazhdimeve për vetëm dy pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=YlGIkwX4GiE
Shtatë sekondat e Kawhit
Diskutimi dhe entuziazmi i madh i Leonardit për çmimit MVP kaploi kulmin kur ai shënoi tri pikëshin vendimtar dhe bllokoi James Hardenin në sulmin vijues për ta fituar ndeshjen. Krejt kjo, për shtatë sekonda.
KAWHI LEONARD FULL SEQUENCE pic.twitter.com/56NbPYJb0Q
— nbaayy (@nbaayy) March 7, 2017
Pasimi i Durant te Westbrooku – All Star 2017
Dikur shokë, sot rivalët më të mëdhenj – sy më sy ata u takuan në All Star të vitit 2017 ku ishin në rolin e bashklojtarëve. U prit injorim nga të dy, por në lojë ata u treguan “profesionalë”.
Të dy bashkëpunuan për një alley-oop që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe riktheu kohët e dikurshme kur ata luajtën te OKC – vetëm për pak çaste natyristh. Ky ishte momenti më i madh në All Starin spektakolar të mbajtur në New Orleans.
https://twitter.com/SInow/status/833492075966558212
Ngulitja e Giannis
Një ngulitje e cila do të duhej të vlente më shumë se dy pikë.
Russell Westbrook
42 triple double historik – MVP. Russell Westbrook kishte sezon historik, ku sa herë hyri në parket, ishte një moment për t’u mbajtur mend. Askush nuk e dominoi diskutimin për MVP sikurse Russ.
Ja vlen ta shikoni atë që është pa dyshim një prej kampanjave më të mira të ndonjë lojtari në histori.
RIP Craig Sager
Komentatori më i madh i basketbollit dhe gazetari i mirënjohur, Craig Sager, ndërroi jetë pas një sëmundje. Vdekja e tij tronditi të gjithë pasi ai i shërbeu basketbollit për disa dekada.
We are forever #SagerStrong pic.twitter.com/t9C3x6znkb
— NBA on TNT (@NBAonTNT) December 15, 2016
/Telegrafi/