Këto janë momentet shokuese kur një arkë me fishekzjarrë të festës së 4 korrikut në SHBA shpërthyen para kohë në plazhin e Ocean City.
Shpërthimi dramatik u kap në kamera nga plazhistët, shumica e të cilëve që vraponin për t’u strehuar.
Pamjet tregonin shtëllunga të mëdha tymi në zonën e shpërthimit, i cili ndodhi pak para lëshimit për festën e pavarësisë më 4 korrik.
Zjarrfikësit e qytetit Ocean City thanë se kishte ndodhur një “shkarkim i paqëllimshëm fishekzjarrësh para lëshimit të planifikuar në plazhin e qytetit, por nuk u shkaktuan plagosje ndaj pushuesve apo kalimtarëve.
Një punonjës i kompanisë së fishekzjarrëve pësoi disa plagë të vogla por refuzoi të dërgohej në spital. /tch/