Site icon Telegrafi

Momente krenarie për Shqipërinë, pamjet kur dy avionët e parë të NATO-s aterojnë në bazën e Kuçovës

Në Shqipëri, sot u inaugurua baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, një investim prej mbi 50 milionë eurosh i Aleancës. 

Nga dita e sotme, baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është në funksion të plotë.

E ndërtuar në vitet ’50, duke strehuar dhjetëra avionë ushtarakë, fillimisht të prodhimit sovjektik e më pas kinez, baza e cila prej vitesh ishte jashtë përdorimit, u rindërtua falë një investimi prej më shumë se 50 milionë eurosh të NATO-s dhe 5 milionë të tjera të qeverisë shqiptare.

Nga sot ajo do të shërbejë si bazë taktike dhe operacionale e aleancës.

Lexo po ashtu Mediat ndërkombëtare i japin jehonë bazës së NATO-s në Kuçovë

Dy avionë amerikanë ‘F-16’ fluturuan sot mbi bazën e Kuçovës, ndërsa dy ‘Eurofighter’ italianë, ishin të parët avionë të NATO-s që u ulën në pistën e saj.

Avionët ushtarakë italianë “Eurofighter”, ishin nisur nga baza e Aviano-s në Itali.

Baza e Kuçovës do jetë dhe qendra kryesore për forcat ajrore shqiptare, flota e së cilës pritet të pasurohet, me dronë të tjerë “Bajraktar” të blerë nga Turqia, apo dhe me helikopterë të tjerë amerikanë Black Hawk, të cilët u ngritën sot për herë të parë nga kjo bazë./VOA

Exit mobile version