Telegrafi

Momentet intime dhe vallëzimet ‘e nxehta’ të Lopez me të dashurin, me të cilin i festuan bashkë ditëlindjet (Video)

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez, në muajt e fundit nuk po ndahet nga i dashuri i saj, ish-ylli i bejsbollit Alex Rodriguez, i cili aktualisht është një biznesmen.

Dy të dashuruarit i kanë festuar bashkë ditëlindjet e tyre të dielën mbrëma në Miami.

Lexo po ashtu J.LO dyshon te i dashuri, punëson hetues privat

Profilet e tyre në Instagram, por edhe në ato të miqve, janë mbushur me fotografi dhe videoxhirime, ku dy yjet duken shumë të dashuruar.

J.Lo dukej tejet atraktive (Instagram)

Lopez kishte veshur një fustan të shkurtër shumë provokues, ndërsa Rodriguez kishte veshur komplet me ngjyrë të kaltër. Këngëtarja e famshme ka bërë disa vallëzime të nxehta pranë partnerit të saj.

Ndryshe, J.Lo ka lindur më 24 korrik 1969 dhe ka mbushur 48 vjet, kurse Alex ka lindur më 27 korrik 1975 dhe pas tri ditësh do të mbushë 41 vjet. /Telegrafi/