Site icon Telegrafi

Momentet e paharruara dhe rekordet e vendosura nga Gianluigi Buffon me Juventusin

TURIN, ITALY - APRIL 15: Gianluigi Buffon goalkeeper of Juventus greets supporters after winning the serie A match between Juventus and UC Sampdoria at Allianz Stadium on April 15, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Gianluigi Buffon do ta luajë ndeshjen e fundit të shtunën me Juventusin që do të jetë paraqitja e tij e 656 në klub.

Portieri sot e konfirmoi largimin nga Juventusi, por ende nuk ka vendosur që ta lërë përfundimisht këtë profesion dhe vendimin do ta marr pas një jave.

Më poshtë i gjeni momentet më të bukura me fanellën e Juventusin.

Portieri më i shtrenjtë në botë  

Buffon ka nënshkruar me Juventusin nga Parma në verën e vitit 2001, ku u pagua për të 52 milionë euro që mbetet rekord botëror.

Pas një fillimi jo të mirë ai nën drejtim e Marcello Lippit e fitoi Scudetton.

Rikthimi nga ferri

Në verën e vitit 2006, Gianluigi Buffon,ishte kampion bote dhe konsiderohej portieri më i mirë në botë.

Ai mund të bashkohej me çdo klub në botë, por vendosi të qëndrojë në Serie B me Juventusin kur edhe i humbën tituj pas skandalit të Calciopolit.

Me Pavel Nedved, David Trezeguet, Alessandro Del Piero dhe Mauro Camoranesi, ai qëndroi dhe e ktheu klubin në krye.

Presidenti Andrea Agnelli në konferencë tha për Buffonin se ishte në parajsë, shkoi në ferr dhe u kthye në parajsë përsëri.

Rikthimi në maje 

Vitet pas Calciopolit kanë qenë të vështirë për Buffonin dhe klubin.

Portieri kishte vuajtur edhe shumë probleme me lëndimi, që e kishin lënë jashtë pothuajse për dy sezone.

Me ardhjen e Antonio Contes në verën e vitit 2011, Buffon luajti në t gjitha ndeshjet e Serie A, ku mungoi vetëm në tri. Atë sezon e mbyllën pa humbje.

Pa humbje

Sezoni 2015-16, ishte një sezon i rekordeve për Buffonin. Ai e theu rekordin e Sebastiano Rossit për ndeshje pa pranuar gol.

Buffon mbrojti 974 minuta pa marr gol në Serie A, në 10 ndeshje. Atë sezon ai e majti portën e paprekur në 21 ndeshje.

Rekord i pathyeshëm  

Pas barazimit të Juventusit 0-0 ndaj Romës të shtunën, Buffon e kooptoi titullin e tij të nëntë.

Ai vet mund të thotë 11 tituj, pasi dy janë larguar nga Calciopoli.

Buffon largohet nga Juventusi duke fituar tituj më shumë se çdo kush dhe i dyti për paraqitje pas legjendës Alessandro Del Piero. /Telegrafi/

Exit mobile version