Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë kanë treguar lëvizjet e fundit të një turisteje britanike para se ajo të përdhunohej brutalisht dhe të vritej në një vendpushim indian.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Danielle McLaughlin është parë të mbante një çantë dhe duke ecur përgjatë një rruge në Goa me një njeri të panjohur pas saj.
Klipi u publikua pasi 28-vjeçarja u gjet në “një pellg me gjak” nga një fermer, të martën në mëngjes, pasi ajo kishte marrë pjesë në festimet në plazhin Palolem.
Vrasësi thuhet se e ka sulmuar atë seksualisht dhe i ka ‘shëmtuar’ fytyrën e saj me një shishe birrë.
Në një moment në videon e shkurtër, Ms McLaughlin, e cila jetonte në Liverpool, shikon mbrapa derisa ishte duke ecur.
Një vendas, 24-vjeçari Vikat Bhagat, për të cilin policia ka thënë se është një hajdut i njohur është arrestuar me dyshimin për vrasje. /Telegrafi/