Këto janë momentet e fundit të gruas e cila futet brenda dhomës së mbushur me tym, ku pas disa sekondave humb jetën nga ngufatja.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar gruan në të 70-at, e cila hapë derën e apartamentit nga e cila dilte tym, transmeton Telegrafi.
Në video shfaqen edhe zjarrfikësit me maska të gazit duke u futur në dhomë, dhe duke nxjerr jashtë trupin e pajetë të gruas.
Por, edhe përkundër tentimeve të shumta për ta rikthyer në jetë, ajo është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes në Stafforfdshire.
Departamenti i zjarrfikësve të Staffordshire ka publikuar videon 30 sekondëshe, për të paralajmëruar të tjerët për rrezikun që u kanosen nëse futen brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri. /Telegrafi/