Autoritetet indiane kanë publikuar një video që tregon momentet e fundit të alpinistëve, trupat e të cilëve janë gjetur në Himalaje, kurse dyshohet se kanë humbur jetën si rezultat i rrëshqitjes së borës.
Një grup prej katër qytetarëve britanikë, dy amerikanë dhe një australiane kishin tentuar të “pushtojnë” majën Nanda Devi kur ndodhi fatkeqësia, transmeton Telegrafi.
Për gjetjen e trupave të tyre të pajetë janë dashur plotë 30 ditë kërkime intensive, e në ndihmë ekipeve të kërkim-shpëtimit u kishin dalë edhe helikopterë të shumtë.
Ekipet emergjente janë ende duke kërkuar Martin Moran, që kishte udhëhequr ekspeditën që i kushtoi me jetë shumë alpinistëve.
E mbuluar me borë në një lartësi prej 6 mijë metra, është gjetur një kamerë “GoPro” që ka filmuar momentet e tyre të fundit. Në videon dyminutëshe, shihen katër britanikët, dy amerikanët, australiania dhe një indian duke u ngjitur në maje të kodrës në një ditë me diell.
“Papritmas kemi dëgjuar një zhurmë, aty edhe ndalet videoja. Sigurisht se orteku është shkaktuar si pasojë e peshës së alpinistëve që po ecnin në ato momente”, ka deklaruar Vivek Kumar Pandi i policisë indiane. /Telegrafi/
Last visuals of the mountaineers' team near the summit on unnamed peak near the #NandaDevi east. ITBP search team of mountaineers found the memory video device at 19K ft while they were searching the area where bodies were spotted. pic.twitter.com/0BI87MEA8Y
— ITBP (@ITBP_official) July 8, 2019