Telegrafi

Momentet e fundit të 14-vjeçares, publikohen pamjet e Viktorija Sokolova duke ecur në drejtim të parkut – aty ishte përdhunuar dhe vrarë (Video)

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet e fundit të Viktorija Sokolova, 14-vjeçe, derisa po shkonte në parkun e Wolverhampton, ku trupi i saj i pajetë është gjetur pasi ishte përdhunuar dhe më pas vrarë.

Skena e krimit është përshkruar si e “tmerrshme”, kurse hetuesit kanë bërë të ditur se janë shokuar se si në mënyrën më brutale të mundshme ishte mbytur, transmeton Telegrafi.

Siç është raportuar më herët, 16-vjeçari identiteti i të cilit nuk është zbuluar për shkak të moshës, akuzohet për vrasjen e Viktorija Sokolova në prill të këtij viti.

Raporti i obduksionit ka konstatuar që Viktorija me prejardhje nga Lituania, ka vdekur si pasojë e goditjeve me mjete të forta në kokë.

Në raport thuhet se i akuzuari fillimisht e kishte përdhunuar dhe më pas e ka vrarë, dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai sërish e kishte përdhunuar edhe pse e vdekur.

I veshur me bluzë të kaltër dhe xhinse, i akuzuari ishte ftuar në sallën e gjyqit për t’u deklaruar se është i pafajshëm mbi tri pikat e akuzës që rëndojnë mbi të dhe më pas është rikthyer në paraburgim. /Telegrafi/