Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet e fundit të Viktorija Sokolova, 14-vjeçe, derisa po shkonte në parkun e Wolverhampton, ku trupi i saj i pajetë është gjetur pasi ishte përdhunuar dhe më pas vrarë.
Skena e krimit është përshkruar si e “tmerrshme”, kurse hetuesit kanë bërë të ditur se janë shokuar se si në mënyrën më brutale të mundshme ishte mbytur, transmeton Telegrafi.
Siç është raportuar më herët, 16-vjeçari identiteti i të cilit nuk është zbuluar për shkak të moshës, akuzohet për vrasjen e Viktorija Sokolova në prill të këtij viti.
Raporti i obduksionit ka konstatuar që Viktorija me prejardhje nga Lituania, ka vdekur si pasojë e goditjeve me mjete të forta në kokë.
Në raport thuhet se i akuzuari fillimisht e kishte përdhunuar dhe më pas e ka vrarë, dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai sërish e kishte përdhunuar edhe pse e vdekur.
I veshur me bluzë të kaltër dhe xhinse, i akuzuari ishte ftuar në sallën e gjyqit për t’u deklaruar se është i pafajshëm mbi tri pikat e akuzës që rëndojnë mbi të dhe më pas është rikthyer në paraburgim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GwUjAySF3Ok