Telegrafi

Momentet e fundit para vdekjes së Naya Rivera – aktorja kishte përdorur fuqinë e fundit për ta shpëtuar djalin e saj

Naya Rivera (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for Point Honors/Guliver)

Aktorja e ndjerë, Naya Rivera, ka ndërruar jetë në liqenin Piru të Kalifornisë, ku për ditë me radhë u shpall si e zhdukur.

Derisa gjatë ditës së sotme (e martë) u gjet trupi i pajetë i saj, policia po jep detaje të mëtutjeshme për vdekjen e saj.

Naya sipas tyre kishte përdorur fuqinë e fundit të saj për të shpëtuar djalin e saj, por nuk kishte mundur të shpëtojë veten.

(Foto: AFP via Getty Images/Guliver)

Po ashtu, sherifi i qarkut të Ventura, Bill Ayub kishte dhënë prononcime për mediet gjatë mbrëmjes së sotme.

Ai kishte thënë se deri në momentin kur asaj iu shterën energjinë, aktorja ishte duke u përkujdesur se djali i saj ishte në gjendje të mirë.

(Foto: Mirror)

Ndërkaq, në vitin 2018, Naya përmes një interviste për People kishte treguar për lidhjen e fortë që ka me 4 vjeçarin, ndërsa shpjegoi se gjen inspirimin tek ai. /Telegrafi/