Në kompeticionin “American Idoll” së fundmi ka ndodhur një gjë e papritur.
Konkurrentja Funke Lagoke pasi priste vendimin e jurisë, pa pritur i kishte rënë të fikët, duke u përplasur në tokë, shkruan The Sun.
Ajo ishte e shoqëruar nga një partnere tjetër, Ronda Felton, e cila u shokua nga ajo çka i ngjau mikes së saj.
Një gjë e tillë erdhi pas komentit të legjendës së muzikës, Lionel, i cili tha se asaj nuk kishte vetëbesim të mjaftueshëm në skenë.
Menjëherë pasi përfundoi, Funke u përplas me fytyrë në tokë, teksa ndërhyrja e ekipit ishte e menjëhershme.
Lagote është dërguar në spital, teksa tashmë raportohet se gjendja e saj është normale. /Telegrafi/