Benfica ia doli ta eliminonte Monacon nga Liga e Kampionëve, për të kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt nga play-off-i.
Skuadra portugeze barazoi 3-3 në takimin e dytë, por që në duelin e parë kishin fituar 1-0 si mysafir, për të përmbyllur këtë fazë me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Mirëpo, tifozët e Benficas krijuan një moment qesharak gjatë ndeshjes, me çka edhe janë bërë viral.
Derisa skuadra portugeze ishte duke humbur 2-1 nga Monaco, gjyqtari suedez, Nyber shkoi të të shikonte në VAR për një moment.
Gjersa po shikonte në monitor, një tifoz i Benficas në formë shakaje ia ofroi gjyqtarit 50 euro në mënyrë që të vendoste në favor të tyre dhe jo të Monacos.
Pamjet tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale, të cilat mund t’i shikoni më lartë. /Telegrafi/