Ajo ishte duke fjetur në shtratin e saj të ngrohtë, në momentin kur dora e një burri e rrëmben dhe e largon nga aty.
Personazhi i historisë quhet Rebecca Lewis, e cila u rrëmbye nga shtrati i saj nga një njeri, por më pas u gjet në Tenesi dhe iu kthye prindërve të saj e pa lënduar.
Video që do të shihni më poshtë në fakt tregon momentet mjaft prekëse dhe emocionuese të rikthimit të vogëlushes Rebecca në krahët e prindërve të saj ndërsa ajo i përqafon plot dashuri në ambientet e aeroportit, transmeton noa.
Rebecca është gjetur në Spitalin Memorial Baptist në Memphis pas një alarmi për rrëmbimin e saj, ndërsa policia ka mundur të arrestojë edhe rrëmbyesin, West Wild Hogs, 31 vjeç, mik i vjetër i familjes Lewis.