Site icon Telegrafi

Momente pikëlluese nga ndeshja Shakhtar – Dinamo Kiev, derisa Taison largohej nga fusha me lot në sy shkaku i racizmit

Një tjetër javë përfundoi dhe një tjetër skenë e racizmit është shfaqur në skenat e mëdha botërore.

Pamjet nga fyerjet racore kësaj radhe kanë ardhur nga ndeshja që Shakhtari e zhvilloi ndaj Dynamo Kievit në Ukrainë.

Ishte një skenë tmerrshme në natën e kaluar, pasi gjyqtari i ndeshjes ishte i detyruar ta largonte Taisonin me karton të kuq, në mënyrë që t’i shmangej përplasjeve me tifozët racist.

Braziliani u largua me lot në sy shkaku që nuk arriti t’u bënte ballë fyerjeve racore nga tifozë e Dinamos dhe shmangu më të keqen nga ana e tyre

FIFA dhe UEFA ende nuk kanë marrë asgjë në lidhje me dënimet e rënda për klubet evropiane që po lejojnë që racizmi të shprehet çdo ditë më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version