Telegrafi

Momente paniku pas finales së Kupës së Gjermanisë, një fotograf bie pa ndjenja në tokë – mjekët ia shpëtojnë jetën

Gjendje shoku në vend të festës pas finales së Kupës së Gjermanisë, pasi një person që besohet të jetë fotograf ka kërkuar ndihmë dhe vetëm më ndihmën e defibrilator është kthyer në jetë .

Menjëherë pas fitores së Leipzigut në finale kundër Freiburgut pas penalltive, pati një urgjencë mjekësore në stadiumin olimpik të Berlinit.

Një person u rrëzuar afër bankës së RB Leipzig. Mjekët përdorën një defibrilator për t’ia shpëtuar jetën e personit, shkruan Bild. Sipas informacioneve të këtij mediumi, bëhet fjalë për një fotograf.

Pak minuta pas penalltisë së fundit, para bankës së RB Leipzig u mblidhen disa mjekë, fillimisht pa u vënë re dhe mbuluan pacientin me batanije.

Gradualisht, atmosfera e festës në stadiumin Olimpik u kthye në heshtje të frikshme.

Prezantuesi i stadiumit bën të ditur se ceremonia do të shtyhet paksa për këtë urgjencë mjekësore.

 

Lexo po ashtu RB Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë pas penalltive, mposhti në final Freiburgun

“Ka pasur një urgjencë mjekësore. Prandaj, për respekt, po e shtyjmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve”, ka thënë prezantuesi i stadiumit.

Kjo u pasua me duartrokitje të lehta në stadium kur u kuptua situata.

74,475 spektatorët në stadiumin Olimpik mbajtën telefonat dhe ndezën dritat. Kjo krijoi një moment prekës dhe solidariteti me pacientin.

Pak më vonë, spikeri e stadiumit tregoi se gjendja e personit është e qëndrueshme. Pas një periudhe të gjatë trajtimi, pacienti me ambulancë u dërgua në klinikë. Sërish kishte duartrokitje, kësaj radhe të forta në stadium.

Në fund RB Leipzig mori trofeun e fituar dhe festa vazhdojë. /Telegrafi/