Momente paniku ka përjetuar një nënë e re në Elbasan, kur karroca me fëmijën e saj 1 vjeç, është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias”, kur mjeti i drejtuar nga L. Z., 27 vjeçe përplasi lehtë karrocën me foshnjën, shoqërohej nga nëna e fëmijës
Fëmija, pasi mori mjekim në spital, u dërgua në banesë, teksa drejtuesja e mjetit është proceduar penalisht. /Telegrafi/