Site icon Telegrafi

Momente paniku në ndeshjen Skoci-Hungari, lojtari largohet me veturë emergjence nga fusha

Në ndeshjen mes Skocisë dhe Hungarisë në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht Grupi A – pati momente shqetësuese.

Derisa po kalonte minuta e 68-të e lojës, Barnabas Varga i Hungarisë u godit me gju në kokë nga portieri i Angus Gunn.

Varga mbeti pa ndjenja në fushë, ndërsa lojtarët hungarezë krijuan në rreth për të mos lejuar tifozët të kishin pamje të qartë me atë çfarë po ndodhte.

Lojtari i Hungarisë u largua me veturën e emergjencës nga fusha, për ta dërguar në spitalin më të afërt të Shtutgartit.

Loja është duke vazhduar, derisa më vonë pritet të mësohet gjendja e Varga. /Telegrafi/

Exit mobile version