Telegrafi

Momente nga martesa e ‘Nihanit’, pse mungoi ‘Kemali’ në dasmë? (Foto/Video)

Aktorja turke, Neslihan Atagul, e njohur te ne për rolin e Nihanit në serialin “Kara Sevda”, ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë.

Mirëpo, një mungesë që ra në sy në dasmën e saj, ishte kolegu Burak Ozcivit (Kemali), i cili preferoi që të argëtohej në pushime në vend se të merrte pjesë në ceremoninë e koleges së saj.

Veprimi i tij i ka nxitur akoma më shumë spekulimet në mediat turke për një aferë të aluduar mes tyre, përkundër faktit se ata kanë qenë në lidhje me partnerë të tjerë.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni momentin kur ‘Nihan’ i thotë ‘PO’ kurorëzimit me tashmë burrin e saj, Kadir Dogulu.

https://www.youtube.com/watch?v=7IChUx_7Rt8

Ndryshe, Atagul dhe Dogulu bënë një dasmë madhështore ku ishin të pranishëm më shumë se 200 mysafirë. /Telegrafi/

https://youtu.be/Dk91tHZwCqA